"Është e qartë se apelimi i mëtejshëm i aktdënimit është krejtësisht i pakuptimtë - situata do të mbetet e njëjtë", - tha Alla But. Ajo nuk saktësoi se çfarë hapash të mëtejshëm mund të ndërmerren në lidhje me çështjen ligjore të burrit të saj.

Viktor But u arrestua në Bangkok në vitin 2008 dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara. Gjykata federale e Nju Jorkut e dënoi atë me 25 vjet burg për trafikim të paligjshëm të armëve dhe mbështetje të terrorizmit. But nuk e pranoi fajin që i inkriminohet atij. Rusia kërkon ekstradimin e Viktor But në atdhe.