Papa Françesku do të thërrasë peshkopët për të diskutuar në Romë në tetor të vitit të ardhshëm reformën e mundshme, e cila do të merrte në konsideratë realitetet bashkëkohore sociale - të tilla si bashkëjetesa para martesës, kontracepsioni dhe marrëdhëniet mes personave të të njëjtit seks.

Pontifiku ndien presion nga ana e besimtarëve katolikë në mbarë botën, të cilët janë të pakënaqur nga ndalimi i përdorimit të kontracepsionit. Debate shkakton edhe mohimi i Kungimit të të divorcuarve dhe katolikëve të rimartuar.