Ushtarakëve u janë dhënë edhe funksione policore në qytet.

Zëdhënësi i Qeverisë meksikane njoftoi se zyrtarë federalë dhe lokalë janë të implikuar në skandale korrupsioni.

Rreth 200 inspektorë tatimorë dhe doganorë, që punojnë në port, do të detyrohen të lënë vendet e zakonshme të punës dhe të shkojnë të punojnë në objekte të reja portuale për ta. Punën e tyre tashmë do ta marrin në dorë ushtarakët.