Trupi i pajetë i të dyshuarit u gjet mbrapa ambienteve të qendrës tregtare "Westfield Garden State Plaza". Në trupin e tij u gjetën plagë me armë zjarri, të shkaktuara, sipas të gjitha shenjave, nga ai vetë.

Në polici treguan se 20-vjeçari i vrarë punonte në një nga restorantet e qendrës tregtare. Arsyet, për të cilat ai në mbrëmjen e 4 nëntorit hapi zjarr me armë, mbeten ende të panjohura.

Si rezultat i të shtënave me armë zjarri në qendrën tregtare "Westfield Garden State Plaza" fatmirësisht askush nga vizitorët nuk u lëndua. Viktima e vetme, me sa duket, u bë vetë ai që qëlloi.