Mediat e Koresë së Jugut, duke u referuar tek disa burime në shërbimet e sigurisë dhe qarqet diplomatike, shkruajnë se motra e nënës së Kim Jong-Yun, Ko Yong Sok, për të cilën nuk ka asnjë informacion që nga viti 1998, gjatë gjithë kësaj kohë ka qenë në SHBA.

Ko Yong Sok në vitin 1996 së bashku me nipin e saj shkoi në Bern, ku lideri i ardhshëm i Koresë së Veriut studionte në një shkollë ndërkombëtare. Atje, ajo së bashku me burrin e saj, u drejtuan në Ambasadën e SHBA-së me kërkesë për azil politik.

Në SHBA, sipas njoftimeve të mediave, Ko Yong Sok dhe bashkëshortit të saj u janë bërë operacione plastike për të ndryshuar pamjen dhe u është ofruar një program i veçantë mbrojtjeje.