SHBA-ja do të ruajë praninë e vet ushtarake në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme për t’i bërë rezistencë "aktiviteteve destabilizuese të Iranit", tha Chuck Hagel. Sipas fjalëve të tij, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pa iluzione shohin në drejtim të sfidave të mundshme në marrëdhënie me Iranin dhe kanë për qëllim "të demonstrojnë vullnetin e tyre".

Megjithatë, sipas fjalëve të Shefit të Pentagonit, ushtarakët janë të gatshëm t’i hapin rrugë iniciativës së politikanëve, në qoftë se negociatat do të çojnë drejt suksesit.