Mjekët supozojnë se shkaku i sëmundjes së saj është ndotja e ajrit.

Sipas njoftimeve të mediave shtetërore, vajza jetonte pranë një rruge automobilistike ku gjithmonë ka trafik të ngarkuar në provincën Jiangsu në lindje të vendit. Mjekët deklaruan se pacientja për një kohë të gjatë ka qenë e ekspozuar ndaj pluhurit dhe grimcave të dëmshme.

Nga kanceri i mushkërive zakonisht sëmuren të moshuarit. Rastet kur ai diagnostikohet tek fëmijët janë jashtëzakonisht të rralla. Siç tregon statistika zyrtare, niveli i kancerit të mushkërive është rritur ndjeshëm në qytetet kineze, ku për shkak të zhvillimit të industrisë është përkeqësuar seriozisht situata ekologjike.