Krijuesit e burimit garantojnë anonimitetin për ata që duan të ndajnë ndonjë informacion në lidhje me mafian me mediat apo me forcat e sigurisë.

Ekipi i ekspertëve të kompjuterit, të cilët kanë zhvilluar faqen e Internetit në fjalë, mendojnë se viktimat e mafies apo ish-kriminelët, të cilët do të përdorin faqen e Internetit, mund të japin informacion të vlefshëm, të cilin për shkak të frikës ata nuk do ta raportonin dot.

Megjithatë, ekzistojnë dyshimet se nga faqja e Internetit mund të përfitojnë mafiozët duke dhënë informacion anonim të rremë në mënyrë që të ngatërrojnë hetimin.