Të dënuarit u shpallën fajtorë për vrasje, tortura dhe komplotim.

160 të pandehur u dënuan me burgim të përjetshëm, 270 të tjerë me afate të ndryshme heqje lirie, ndërkohë që 271 persona u shpallën të pafajshëm. Gjithsej përpara gjyqit dolën më shumë se 800 vetë. Gjatë zhvillimit të hetimit u arrestuan rreth 6 mijë persona.

Në shkurt të vitit 2009 trupat e rojeve kufitare morrën nën kontrollin e vet selinë e njësisë së tyre, duke kërkuar rritjen e pagave dhe kohëzgjatjen e pushimeve. Nga 74 personat e vrarë në këtë kryengritje, 57 prej tyre i përkisnin udhëheqjes së forcave të armatosura të vendit.