Bashkëpunëtorët e përfaqësisë diplomatike treguan se një minë ra në çatinë e ndërtesës së Ambasadës në agim. Si rezultat i forcës goditëse të shpërthimit të saj Ambasadës i janë shkaktuar dëme, por njerëzit fatmirësisht nuk janë lënduar.

Në muajt e fundit sulmet me mortaja në qendër të Damaskut janë shpeshtuar. Për shembull, në fund të shtatorit një predhë mortaje shpërtheu në territorin e Ambasadës së Rusisë.

Ambasada e Vatikanit mbetet një nga të paktat, e cila vazhdon të funksionojë ende në Damask. Pjesa më e madhe e vendeve të botës i ka tërhequr prej andej diplomatët e vet, duke pasur frikë për jetën e tyre.