Aparati kozmik u lëshua me ndihmën e raketëmbajtëses së prodhuar në Indi nga kozmodromi "Sriharikota".

Nëse gjithçka do të shkojë mbarë e mirë, atëherë aparati kozmik do të mbërrijë në orbitën e Marsit pas 300 ditësh, në shtator të vitit 2014 dhe do të rrotullohet rreth Planetit të Kuq në kërkim të provave se atje më parë ka patur kushte të përshtatshme për jetesë, ashtu si edhe në Tokë.

Kritikët e projektit mendojnë se ai nuk do të sjellë asnjë zbulim të ri shkencor dhe se nuk është gjë tjetër veçse hapi i radhës në kuadër të rivalitetit me Kinën.