Ky është starti më i suksesshëm në arkën kineze për një film të xhiruar jo në Kinë dhe jo në Hollywood.

Të ardhurat e filmit nga shitjet e biletave në Rusi arritën shifrën 47.7 milionë $.

Filmi "Stalingradi" është nominuar nga Rusia për Çmimin "Oscar" të Akademisë amerikane të kinematografisë.

Filmi ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e politikanëve konservatorë rusë, të cilët mendojnë se ai nuk është aq sa duhet patriotik dhe se portretizon në një dritë tepër të favorshme ushtarakët gjermanë. Në Internet është ndërmarrë një mbledhje nënshkrimesh për një peticioni me kërkesë ndalimin e shfaqjes së filmit në fjalë.