Dokumentet, tek të cilat referohet botimi, kanë të bëjnë me transaksione të kryera në vitet 2003-2004. Sipas tyre agjentët e "ABIN" kanë mbikëqyrur diplomatët rusë të përfshirë në negociatat për çështjet ushtarake dhe i kanë fotografuar ata, ndoshta, duke i dyshuar për spiunazh.

Autoritetet braziliane deklaruan se nuk mund ta konfirmojnë dot vërtetësinë e dokumenteve, tek të cilat referohet botimi, por pranojnë se operacionet e zhvilluara nga "ABIN" "janë kryer në përputhje me ligjet braziliane për mbrojtjen e interesave kombëtare".