Të shtunën, gjatë ndeshjes në New York, ai u mund me pikë nga kubanezi Mike Perez. Pas rivalitetit të fortë në ring mjekët i diagnostikuan boksierit rus një frakturë të dorës së majtë dhe thyerje të hundës.

Bokseri u dërgua në spital, ku mjekët evidentuan një mpiksje të vogël gjaku (tromb) në tru. Rusi filloi të ankohej për dhimbje koke. Ai iu nënshtrua operacionit për heqjen e trombit. Atij iu hoq edhe një pjesë e kafkës, në mënyrë që të binte (të normalizohej) pjesa e enjtur e trurit. Pastaj mjekët e vendosën Abdusallamovin në gjendje kome artificiale për të shmangur ndërlikimet e mundshme.