Shtetasi rus Llakajev u arrestua në Batumi. Ai pohon se nuk ka gisht në vrasjen e diplomatit rus dhe, siç deklaroi avokati i tij, ka ndërmend të kërkojë azil politik në Gjeorgji.

Krimi i bujshëm, viktimë e të cilit u bë Sekretari i parë i Ambasadës së Federatës Ruse në Abhazi Dimitri Vishernev, u krye më 9 shtator. Supozohet se Llakajev ka vepruar bazuar në udhëzimet e banditëve të Kaukazit të Veriut që përpiqen të krijojnë tensione në marrëdhëniet mes Rusisë dhe Ahazisë.