Si rezultat u konfiskuan 3 automjete, në të cilat janë gjetur 60 thasë me nga 50 kg squfur si dhe 8 kuti me kapak të mbyllur, përmbajtja e të cilave nuk dihet ende.

Shumica e kontrabandistëve arritën të fshihen në territorin e Sirisë. Substancat e konfiskuara janë dërguar në laboratorin e studimeve kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore.