Në këtë mënyrë Rihanna përsëriti rekordin e Elvis Presley dhe The Beatles, duke u pozicionuar me këngen e vet të radhës në krye të listës për të shtatin vit radhazi.

Elvis Presley ka kryesuar Hit Parade në Britaninë e Madhe nga viti 1957 deri në vitin 1963, ndërkohë që The Beatles e kanë mbajtur këtë rekord në periudhën e viteve 1963-1969. Rihanna për herë të parë e kryesoi Hit Parade britanike në vitin 2007 me këngën e saj hit "Umbrella".