Siç njoftoi Bashkëkryetari i Partisë së Majtë, Bernd Riexinger, në Bundestag 320 deputetë janë pro dhënies së azilit Edward Snowden, 311 - kundër.

Bernd Riexinger shprehu mendimin se Bundestagu duhet të detyrojë qeverinë që ta pranojë Edward Snowden dhe ta marrë atë në pyetje si dëshmitar.

Kundërshtarët e idesë së dhënies së azilit politik autorit të publikimeve të bujshme venë në dukje se qëndrimi i tij në Gjermani kërcënon me tensionim për një kohë të gjatë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që për të hedhur dritë mbi spiunazhin amerikan nuk është aspak e domosdoshme prania e Edward Snowden në Gjermani.