Më parë u njoftuan 31 viktima dhe 12 persona të zhdukur.

Shkarja e dheut ndodhi në mes të tetorit dhe u shkaktua nga rreshjet e dendura të shiut rekord për nga intensiteti që i solli me vetë tajfuni "Whipa" i cili goditi ishullin. Për një ditë të vetme në këtë rajon ra sasia e shirave që bien zakonisht gjatë dy muajve. Si rezultat u shkatërruan pjesërisht ose plotësisht më shumë se 300 shtëpi.

Në operacionet e kërkimit, të cilat po vazhdojnë prej më shumë se dy javësh, marrin pjesë mbi 1.400 bashkëpunëtorë të forcave të mbrojtjes civile dhe zjarrëfikës.