Në bazë të informacioneve në dispozicion, këto stërvitje do të zhvillohen në territoret e Spanjës, Italisë dhe Portugalisë dhe do të jenë manovrat më të mëdha ushtarake të Aleancës që nga fillimi i shekullit.

Anders Fogh Rasmussen deklaroi gjithashtu se stërvitjet "Steadfast Jazz", që po zhvillohen tani, nuk janë të drejtuara kundër Rusisë dhe se NATO-ja "nuk fsheh asgjë në lidhje me këtë çështje".