Demonstruesit u mblodhën në ndërtesën, ku më parë ndodhej ambasada amerikane. Disa prej tyre djegin flamujt amerikanë, duke thirrur "Vdekje Amerikës!".

Kjo ngjarje përsëritet çdo vit, por kësaj here ajo është bërë akoma dhe më masive në sfondin e mospranimit nga shumë iranianë të politikës së Presidentit Hassan Rouhani, i cili pas zgjedhjes së vet në Presidencën e Iranit në qershor të këtij viti filloi të ndjekë kursin politik të afrimit me Shtetet e Bashkuara.