Kostoja e koleksionit mund të arrijë shifrën një miliard euro. Koleksioni përfshin, në veçanti, tabllotë e Pablo Picasso, Henri Matisse, Marc Chagall.

Veprat e artit për dekada të tëra janë ruajtur në ambjentet e errëta të apartamentit në Mynih, i cili është në pronësi të djalit të tregtarit të famshëm të veprave të artit në të kaluarën, Hildebrand Gurlitt, i cili ndihmonte nazistët të shisnin pikturat e konfiskuara jashtë vendit.