Në ceremoninë e inaugurimit të obeliskut morrën pjesë Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë Kirill, Kreu i administratës së Presidentit të Rusisë Sergei Ivanov, Ministri i Kulturës i Rusisë Vladimir Medinskij si dhe përfaqësues të tjerë të komunitetit publik.

Obelisku është rikrijuar në formën e tij fillestare, në të cilën ai u vendos në Kopshtin e Aleksandrit në vitin 1914 me rastin e përvjetorit të 300 të Dinastisë së Romanovëve. Detajet e obeliskut dhe mbishkrimi në të u nevojit të bëhen rishtas pasi në vitet e pushtetit sovjetik ato u shkatërruan.