Policia e Malisë po bashkëvepron me ushtarakët francezë. Në të ardhmen e afërt në kryeqytetin e Malisë do të mbërrijnë hetuesit nga Parisi.

Edhe pse askush nuk e ka marrë mbi vete përgjegjësinë për tragjedinë në fjalë, sipas fjalëve të burimeve të afërta në Ministrinë e Mbrojtjes së Francës, ushtarakët disponojnë disa të dhëna që duhet t’i ndihmojnë ata për kapjen e rrëmbyesve.

Reporterët e Radiostacionit "RFI", Ghislain Dupont dhe Claude Verlon, u rrëmbyen dhe u vranë në qytetin Kidal ditën e shtunë më 2 nëntor.