Një pikëpamje të tillë shprehu në On Air e Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Drejtori i Institutit të Menaxhimit Strategjik, Peter Mamradze. Ai vuri në dukje se veprime racionale nga Kryetari ende aktual i shtetit nuk mund të priten.

Analisti politik beson se Mihaill Saakashvili po krijon një situatë kriminogjene në Gjeorgji. Pas fitores së opozitës në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, Mihaill Saakashvili ka falur më shumë se 700 persona të dënuar, duke përzgjedhur posaçërisht midis tyre kriminelë veçanërisht të rrezikshëm.