Kryetarja e Komitetit të Senatit për Zbulimin, Dianne Feinstein, deklaroi se në qoftë se Snowden do të ishte një luftëtar i së vërtetës, atëherë ai mund të raportonte mbi operacionet e zbulimit të shërbimeve speciale në komitetin e saj në mënyrë private, por ai vendosi të veprojë ndryshe.

Me këtë qëndrim u pajtua edhe kolegu i Feinstein nga Komiteti për Zbulimin i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit Amerikan. Shtëpia e Bardhë në këtë drejtim deklaroi gjithashtu se Snowden ka shkelur ligjin amerikan dhe se duhet të dalë përpara gjyqit.