Notari u kërkoi ndjesë lexuesve të tij në Weibo - analogu kinez i Twitter. Ai u arrestua ditën e dielë, kur autobusi urban u përplas në pjesën e pasme të një makine luksoze, në timonin e së cilës ndodhej ai.

Sportisti 21 vjeçar, i cili fitoi dy medalje të arta në Lojrat Olimpike në Londër, e quajti këtë aksident rrugor një gabim, duke deklaruar se ai nuk e njeh mirë ligjin pasi është totalisht i fokusuar në stërvitjet e veta.