Për këtë deklaroi Zv. Kryeministri i Ukrainës Juri Bojko.

Zëvendëskryeministri deklaroi se Kievi gjithmonë e ka mbuluar "Gazprom-in" në periudhat e pikut, dhe koncerni nëpërmjet kësaj mbështetjeje ka qenë në gjendje të përmbushë detyrimet e tij kontraktuale karshi vendeve europiane.

Zv. Kryeministri theksoi gjithashtu se çështja e borxhit të Ukrainës për gazin rus praktikisht është zgjidhur.

Më parë "Gazprom" kërcënoi Kievin se në rast të pagesës së vonuar kompania mund të vendosë sistemin e parapagesës.