Disa burra të armatosur të veshur me uniforma kamuflazhi hapën zjarr mbi banorët e një fshati gjatë festivalit të Diwali - festa kryesore e hinduizmit.

Sipas burimeve zyrtare, sulmuesit i përkasin grupit ilegal separatist "Ushtria Çlirimtare Kombëtare Garo", me bazë në shtetin fqinj të Meghalaya dhe që ka për qëllim krijimin e një shteti të pavarur për popullin Garo.

Konflikti etnik në shtetin e Assam po zgjat që prej disa dekadash dhe gjatë kësaj kohe ka marrë jetët e mijëra njerëzve.