Hakerët thyen dhjetra faqe Interneti të kompanive të vogla australiane, në homepage-et e të cilave u duk mbishkrimi "Stop spiunazhit në Indonezi".

Të enjten gazeta "Sydney Morning Herald" deklaroi se misionet diplomatike të Australisë në Azi janë përdorur për përgjimin e bisedave telefonike dhe komunikimeve elektronike. Ministria e Punëve të Jashtme e Australisë refuzoi t'i komentojë këto lajme.

Të premten Ambasadori australian u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Indonezisë në lidhje me skandalin e përgjimeve.