Mursi do të dalë përpara gjyqit nën akuzën e nxitjes së vrasjes. Aktakuza të ngjashme janë ngritur edhe kundër 14 anëtarëve të tjerë të lëvizjes islamike "Vëllazëria Myslimane". Akuzat lidhen me përplasjet në pallatin presidencial në Kajro në muajin dhjetor të vitit të kaluar, si pasojë e të cilave humbën jetën 7 persona.

Mbështetësit e Mursit kanë bërë thirrje për demonstrata masive në të gjithë vendin. Procesi gjyqësor ndaj Mursit do të mbahet në të njëjtin vend, ku për akuza të ngjashme u gjykua edhe paraardhësi i tij Hosni Mubarak.