Pas inaugurimit më 17 nëntor Georgi Margvellashvili do të drejtohet me vizitën e tij të parë jashtë shtetit në Lituani, për pjesëmarrje në Samitin e "Partneritetit Lindor". Pritet që në këtë Samit të nënshkruhet Marrëveshja e Stabilizim-Asocimin të Gjeorgjisë me BE-në.

"Shpresojmë se në pranverën e vitit 2014 ne do të jemi në gjendje ta nënshkruajmë këtë marrëveshje", - tha Georgi Margvellashvili.

Programi i zhvillimit të "Partneritetit Lindor" të BE-së synon afrimin me Armeninë, Azerbajxhanin, Gjeorgjinë, Moldavinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën.