Të huajve, të cilët kanë ardhur në Arabinë Saudite për punë, iu dha mundësia të plotësonin deri me datë 3 nëntor dokumentet përkatëse ose të largoheshin nga vendi.

Këto masa janë marrë si pjesë e programit që ka për qëllim reduktimin e varësisë së vendit nga forca e huaj punëtore.

Pavarësisht ankesave të shumta rreth vonesave në procedurën e dhënies së lejeve të punës, autoritetet kanë njoftuar nisjen e kontrolleve policore. Punëtorët emigrantë ilegalë i presin burgu dhe gjobat.

Në Arabinë Saudite ka rreth 8 milionë të huaj në një popullsi prej 16 milionë banorësh.