Pala ruse është e gatshme "të avancojë më tutje" në lidhje me këtë çështje, tha ai në një konferencë për shtyp pas bisedimeve me Ministrin e Jashtëm të Japonisë, Fumio Kishida, në Tokio. "Kolegët tanë bazohen në faktin se në këtë fazë mund të ecet përpara gradualisht, duke rritur konçesionin e regjimit të vizave, ne jemi të gatshëm edhe për një proces të tillë vijues", - shtoi Sergei Lavrov.