Supozohet se rezervat e armëve kimike të akumuluara nga Damasku do të utilizohen në Shqipëri. Burimi gjithashtu nuk përjashtoi faktin se Rusia mund të sigurojë edhe transportimin e arsenalit të armëve kimike siriane jashtë vendit.

Një ditë më parë ONAK konfirmoi shkatërrimin e të gjitha pajisjeve për prodhimin e armëve kimike, të deklaruara nga autoritetet siriane. Supozohet se armët kimike në Siri do të asgjësohen plotësisht nga mesi i vitit 2014.