Talebanët pakistanezë janë aleatë të lëvizjes afgane me të njëjtin emër, por veprojnë në mënyrë të pavarur nga ajo në pjesët veriperëndimore të vendit, në kufi me Afganistanin. Ata po përpiqen të arrijnë krijimin e një shteti islamik në Pakistan.

Më parë, për fillimin e dialogut talebanët kërkuan tërheqjen e trupave ushtarake nga zonat, ku veprojnë grupimet e tyre, si dhe lirimin e shokëve të tyre të armëve nga burgu.