"Në disa raste unë jam dakord me faktin se ata e kanë kaluar masën e lejueshme dhe ne duhet të jemi të sigurtë se kjo nuk do të përsëritet më në të ardhmen", - tha Kreu i Departamentit amerikan të Shtetit gjatë një video-konference me homologun e tij britanik William Hague.

Më parë Departamenti amerikan i Shtetit pranoi se informacionet e klasifikuara, të vëna në dispozicion të mediave nga ish-agjenti i CIA-s Edward Snowden, kanë patur një ndikim negativ në marrëdhëniet e SHBA-së me vendet partnere.