"Shumë persona në Amerikë e konsiderojnë atë një hero, ndërkohë që të tjerë, në të kundërt, e mbajnë atë për një tradhtar", - vuri në dukje ai.

Ralph Simon pranoi se nuk është dakord me të gjitha veprimet e Edward Snowden, si dhe në rastin e Julian Assange. Sipas mendimit të tij, jo të gjitha gjërat mund të bëhen publike, për shembull - korrespondenca diplomatike. Por ajo që bëri Edward Snowden tërhoqi vëmendjen ndaj shumë aspekteve të rëndësishme. "Dhe kjo ishte në interes të komunitetit", - theksoi Ralph Simon.