Në një intervistë për Agjencinë Reuters ai deklaroi se e kupton shumë mirë dhe e mbështet faktin e indinjimit të liderëve të huaj.

"Me sa duket, thuhet, se edhe telefonat e mi janë përpjekur t’i përgjojnë, kur unë kam qënë nëpër samite si President", - vuri në dukje Dimitri Medvediev. Sipas mendimit të tij, kjo situatë sigurisht që mund të qetësohet, por amerikanëve do të jetë e vështirë t’u besohet në të ardhmen.

Ish-oficeri i CIA-s Edward Snowden ka botuar materiale në lidhje me faktin se SHBA-ja ka zhvilluar përgjimin elektronik të liderëve të 35 vendeve.