"Kjo është vetëm një gënjeshtër dhe një provokim", - deklaroi përfaqësuesi i shërbimeve sekrete siriane.

Më parë faqet e Internetit të opozitës kanë konfirmuar se kanë dëgjuar natën e të mërkurës duke u gdhirë dita e enjte një shpërthim të fuqishëm në qytetin Dzhebla (në zonën e bazës së mbrojtjes ajrore), e ndodhur pranë porti kryesor detar të vendit. Gazeta "Yedioth Ahronoth" sugjeroi se sulmi me raketa mbi bazën në fjalë ishte zhvilluar nga një anije e Forcave Ushtarke Detare të Izraelit. Si rregull, komanda e ushtrisë dhe udhëheqja e lartë e Izraelit nuk i komentojnë njoftimet në lidhje me operacione të tilla ushtarake.