Siç theksoi ai në një transmetim të drejtpërdrejt të "Zërit të Rusisë", në një situatë të tillë, "të akuzosh Damaskun për këtë është e pamundur për shkak se ai po merr të gjitha masat për eliminimin e armëve kimike. Burimet e armëve kimike për opozitën ka të ngjarë të jenë depot në Libi. Ato transportohen në Turqi, dhe nga Turqia bien në duar të militantëve".

Sipas ekspertit, ky kanal nuk mund të kontrollohet, kështu që grupet ekstremiste dhe terroriste mund të përdorin armët kimike, kur ata të kenë nevojë për to.