Realizimi i këtij projekti të madh energjetik ka filluar me saldimin e heles së parë të përbashkët në stacionin e ardhshëm të kompresorit të gazit afër fshatit Rasova në veriperëndim të vendit.

Shtrirja e pjesës bullgare do të jetë afërsisht 540 kilometra, kostoja - 3.5 miliardë euro.

Kompania ruse "Gazprom" do të realizojë projektin "South Stream" për diversifikimin e furnizimeve të gazit natyror në Evropë. Për ndërtimin e seksionit jo bregdetar të tubacionit me Austrinë, Bullgarinë, Hungarinë, Greqinë, Serbinë, Slloveninë dhe Kroacinë janë nënshkruar marrëveshje ndërqeveritare.