Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, ajo ngjante me një "qen zombi".

Jennifer Whitfield dhe biri i saj 11-vjeçar u ndeshën me krijesën e çuditshme pranë shtëpisë së tyre dhe arritën ta filmojnë atë në videokamera. Ata, sikurse dhe fqinjët e tyre, janë të sigurt se kanë parë një çupakabër.

Në lidhje me "qenin e çuditshëm" njoftuan në Departamentin lokal të burimeve natyrore, peshkimit dhe parqeve. Specialistët e Departamenti deklaruan se ajo ka shumë mundësi të ketë qenë një kojotë, e cila vuan nga zgjeba e rëndë.