Ish të burgosurit tashmë kanë mbërritur në territorin e Palestinës.

Lirimi i grupit të dytë të të burgosurve u ndërmorr për rifillimin e bisedimeve të drejtpërdrejta mes Izraelit dhe Administratës Palestineze. Palestinezët e liruar ishin burgosur për veprime të dhunshme të kryera para marrëveshjes së paqes të vitit 1993. Ata janë në mesin e 104 të burgosurve, të cilët planifikon t'i lirojë Izraeli. Aktualisht nga burgu kanë dalë 52 persona.