"Presidenti i Rusisë Vladimir Putin kryesoi rejtingun e personave më me ndikim në botë sipas versionit të revistës "Forbes". Politikani 61 vjeçar parakaloi Liderin e vitit të kaluar, homologun e tij amerikan Barack Obama (vendi i dytë) dhe Kryetarin e Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping (vendi i tretë)", - thuhet në njoftim.

Në listë u përfshinë edhe 3 qytetarë të tjerë rusë: në vendin e 53-të renditet Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev, vendin e 60-të e zuri Kreu i "Rosneft" Igor Seçin, ndërsa atë të 63-të biznesmeni Alisher Usmanov.