Ditën e mërkurë në kuadër të kësaj çështje u arrestuan 5 persona. Sipas njoftimeve të zyrtarëve, bëhet fjalë për një "akt terrorist të kryer nga një grup i organizuar njerëzish".

Për përfshirjen në këtë sulm terrorist dyshohen banorët e rajonit autonom Xinjiang Uygur.

Më 28 tetor në Sheshin Tiananmen një makinë u përplas me turmën e njerëzve, rrëzoi gardhin dhe mori flakë. Kanë humbur jetën shoferi i automjetit, dy pasagjerët e tij si dhe dy turistë.