Nuk ka ende asnjë informacion në lidhje me natyrën e lëndimeve që mund të kenë marrë ata. Të lënduar të tjerë si rezultat i rrëzimit të helikopterit nuk ka.

Sipas fjalëve të një burimi në Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë, makina e rrëzuar përdorej për krijimin e versionit të kuvertës të "Ka- 52" të projektuar për helikoptermbajtëset e tipit "Mistral". Shkaku i aksidentit ajror ishte aktivizimi spontan i sistemit të katapultimit të pilotëve gjatë fillimit të uljes.

Helikopteri "Ka-52" u rrëzua gjatë ditës më 29 tetor në afërsi të platformës së uljeve të avionëve në rajonin Zhulebino të Moskës. Municione në bordin e helikopterit nuk kishte, por pas rënies shpërtheu serbatori i karburantit.