Janë shkatërruar disa dyqane dhe filiale të bankave. Qarkullimi i automjeteve në autostradën federale, që lidh Sao Paulo me shtetin e Minas Gerais, është bllokuar.

Autoritetet e Sao Paulo kërkuan mbështetje nga qeveria qendrore. Në zonën e trazirave është formuar një kordon i gjatë policësh. Sipas informacionit të marrë, janë arrestuar më shumë se 90 persona.

Trazirat në Sao Paulo po vazhdojnë për të dytën ditë rresht. Shkas për fillimin e tyre shërbeu vrasja e një 17-vjeçari. Ai u qëllua për vdekje me armë nga policët gjatë kontrollit të dokumenteve.