"Sipas informatave paraprake, helikopteri u rrëzua në afërsi të zonës Zhulebino. Në bordin e tij ndodheshin dy persona, të cilët u lënduan", - tha zëdhënësi i policisë. Nuk ka njoftime për persona të lënduar në terren. Me sa duket, bëhej fjalë për një helikopter sulmues "Ka-52" të modifikimit eksperimental, njoftoi një burim në shërbimet emergjente. Sipas rrëfimit të njërit prej dëshmitarëve okularë të aksidentit ajror, pas rrëzimit dhe dy shpërthimeve në vendngjarje shpërtheu zjarr dhe u përhap një erë e rëndë kimikatesh.