Pre e grabitësve u bënë 54 milionë dinarë libianë (rreth 43 milionë $) dhe valutë e huaj me një vlerë prej 12 milionë dollarësh.

Grabitja, e cila u krye nga 10 persona, ndodhi në qytetin bregdetar të Sirte në veri të vendit, ku paratë për filialin e Bankës Qendrore të Libisë u dërguan me avion nga Tripoli. Grabitësit sulmuan transportuesit e parave në rrugën nga aeroporti.

Kreu i Këshillit bashkiak të qytetit të Sirte e quajti incidentin një fatkeqësi jo vetëm për qytetin, por dhe për të gjithë Libinë.